Lajme

Shumë të rinj në disa zona të Stokholmit nuk shkojnë as në shkollë e as nuk punojnë

todayJuly 5, 2025 23

Background
share close

Në disa nga lagjet më të varfra dhe më problematike të Stokholmit, 14% e të rinjve nga mosha 16 deri në 29 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as nuk kanë një punë. Këto të dhëna dalin nga një raport i ri i bërë nga Rajoni i Stokholmit.

Në të njëjtat zona, rreth 20% e nxënësve nuk arrijnë të marrin notat e nevojshme për të vazhduar gjimnazin.

“Kjo është një përqindje shumë e lartë, por duhet të kujtojmë se vetëm 2% e banorëve të gjithë qarkut jetojnë në këto zona më të cenueshme, tha Märta Martin-Granlund nga partia Centern.

Raporti tregon se janë analizuar mbi 1 200 lagje në gjithë rajonin e Stokholmit. 30 prej tyre janë cilësuar si më të varfrat, me të ardhura të ulëta, nivel të ulët arsimi dhe papunësi të lartë. Ndërsa në 20 lagje të tjera, kushtet e jetesës janë shumë të mira.

Burimi: DN

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%