Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministrja e re e Arsimit dhe Integrimit, Simona Mohamsson nga Partia Liberale (L), ka thënë për gazetën Dagens Nyheter se është koha të përdoren fakte dhe jo vetëm ndjenja apo supozime kur flitet për integrimin dhe emigracionin.
”Me të dhëna të sakta, mund të flasim qartë për vlerat suedeze dhe të ndërmarrim hapa konkretë për të ndihmuar në integrimin”, ka thënë Mohamsson.
Studimi do të realizohet nga rrjeti ndërkombëtar i studiuesve “World Values Survey”. Ai do të përqendrohet në tema si: divorci, seksi para martesës, aborti dhe homoseksualiteti për të parë se si i shohin këto çështje njerëzit me prejardhje të ndryshme.
Gjatë këtij viti do të intervistohen 3,000 persona: gjysma janë suedezë me prejardhje të plotë vendase, ndërsa gjysma tjetër janë persona me origjinë nga vende jo-perëndimore.
Qëllimi i qeverisë është të kuptojë më mirë se si ndryshojnë vlerat mes grupeve të ndryshme dhe të krijojë politika më të sakta për integrimin.
Burimi: DN
Written by: admin
Post comments (0)