Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryetarja e re e partisë Liberale në Suedi, Simona Mohamsson, ka kritikuar ashpër një deklaratë nga politikania e Partisë Socialdemokrate, Sara Kukka-Salam.
Në një postim në rrjetin X (ish-Twitter), Mohamsson shkroi:
“Socialdemokratët duan të kenë një kuotë emigrantësh në rrethin e tyre shoqëror. Unë nuk dua të jem një nga ‘shoqet e kuotuara’ të Magdalena Andersson-it.”

Ajo i referohet një interviste të Sara Kukka-Salam për gazetën Svenska Dagbladet, ku politikania socialdemokrate thotë se integrimi në Suedi duhet të ndodhë në të gjitha nivelet e shoqërisë përfshirë edhe miqësitë.
“Nëse një në pesë miq nuk është i lindur jashtë Suedisë, atëherë kjo nuk ndihmon integrimin,” tha Kukka-Salam në intervistë.
Reagimi i Mohamsson ka hapur debat mbi mënyrën se si flitet për integrimin dhe përfshirjen e njerëzve me prejardhje të huaj në shoqërinë suedeze.
Written by: admin
Post comments (0)