Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
28-vjeçari Gholam Soltani ka jetuar në Suedi që nga viti 2016 dhe ka fituar tre tituj kampion në mundje (SM-guld). Tani ai rrezikon të dëbohet drejt vendit të tij të lindjes, Afganistanit, raportojnë disa media suedeze.
“Gholami ka thënë disa herë se më mirë vdes në Suedi sesa të kthehet”, thotë partnerja e tij, Anna Holm, për Sportbladet.
Gholami ka marrë përgjigje negative për kërkesën e tij për azil dhe është thirrur nga Migrationverket (Enti i Emigracionit) për një “takim për kthim” në mesin e korrikut. Refuzimi zyrtar ka ardhur që para tre vjetësh, por ai nuk është mundur të dëbohej për arsye sigurie, sipas TV4.
Enti i Emigracionit nuk beson se Gholami është në rrezik përndjekjeje dhe mendon se ai mund të fshehë mënyrën e tij perëndimore të jetesës dhe të përshtatet me kulturën lokale në Afganistan. Por partnerja e tij thotë se ai është i njohur atje, pasi ka fituar disa kampionate dhe ka përfaqësuar kombëtaren suedeze.
Aktualisht, Gholami jeton në Degerfors me partneren e tij dhe dy nga katër fëmijët e saj. Ai punon si drejtues pune në një kompani që merret me panele diellore.
Burimi: TV4.Se
Written by: admin
Post comments (0)