Lajme

Të rinjtë me prejardhje të huaj dominojnë në shkollat e stomatologjisë në Suedi

todayJuly 6, 2025 21

Background
share close

Nga 63 personat që këtë vit kanë përfunduar studimet për stomatologji në Universitetin e Malmös, mbi 50 prej tyre kanë prejardhje të huaj. E njëjta situatë shihet edhe në programet e tjera të stomatologjisë në vend, si dhe në shumë shkolla të tjera të fushës së kujdesit shëndetësor, shkruan gazeta Sydsvenskan.

“Shumë prej nesh vijnë me mendësi nga vendet tona të origjinës, ku profesionet në mjekësi dhe kujdes shëndetësor kanë status të lartë”, thotë Zehra Tbena, një nga stomatologet e sapo diplomuar.

Hulumtimet tregojnë se të rinjtë me prejardhje të huaj kanë mesatarisht nota më të ulëta në shkollën bazë dhe të mesme, por megjithatë kanë ambicie të larta dhe shpesh zgjedhin profesionet në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë.

Grupi më i arsimuar në Suedi janë gratë me prindër të lindur jashtë vendit, të cilat janë rritur në Suedi 62% prej tyre ndjekin studimet në universitet.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%