Lajme

Njohja e fytyrës mund të përdoret nga policia që në vitin 2026

todayJuly 7, 2025 49

Background
share close

Njohja e fytyrës është një teknologji e re që mund t’i ndihmojë shumë policisë. Kjo teknologji mund të përdoret për të identifikuar personat që kërkohen nga drejtësia, duke analizuar fytyrën e tyre me ndihmën e kamerave të sigurisë.

Markus Lahtinen, një studiues që merret me kamerat e sigurisë, thotë se kjo teknologji po jep rezultate të mira në disa vende, si në Londër, ku policia ka arrestuar rreth 1 000 persona falë njohjes së fytyrës.

“Do ta shohim këtë teknologji të përdoret më shpesh, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt”, thotë Lahtinen për TV4.

Ai shpjegon se kjo do ta ndihmonte policinë të kursejë kohë dhe të punojë më shpejt. Sipas tij, në Suedi ekziston një propozim nga qeveria që lejon përdorimin e kësaj teknologjie duke filluar nga viti 2026.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%