Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dritat e përparme në makinat moderne po bëhen gjithnjë e më problematike për shoferët e tjerë. Ato ndriçojnë shumë fort dhe mund të verbojnë për një moment ata që vijnë përballë, raporton TV4 Nyheterna.
“Teknologjia ka ecur shumë shpejt, por ligjet nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Është koha të rregullojmë ndriçimin e automjeteve”, thotë Björn Lidestam, studiues në Institutin Shtetëror për Kërkime në Transport (VTI).
Sot përdoren kryesisht llambat LED ose me dioda ndriçuese, të cilat janë shumë më të forta se llambat e vjetra. Për më tepër, ato vendosen më lart në pjesën e përparme të makinës, çka e rrit rrezikun e verbimit, edhe kur nuk janë ndezur dritat e gjata.
Autoriteti i Transportit në Suedi po përgatit rregulla të reja për kontrollin teknik të makinave. Nëse një makinë ka drita shumë të forta, pronari do të detyrohet t’i rregullojë ose t’i zëvendësojë.
Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026.
Written by: admin
Post comments (0)