Lajme

Tani mund të dërgosh SMS në SOS Alarm, lajm i mirë për personat me probleme nga dëgjimi ose të foluri.

todayJuly 14, 2025 16

Background
share close

Nga marsi i vitit të ardhshëm, të gjithë do të kenë mundësi të dërgojnë SMS në SOS Alarm kur kanë nevojë për ndihmë urgjente. Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për ata që kanë vështirësi me dëgjimin dhe ata që kanë probleme me të folurin.

Deri tani, kjo mundësi ka qenë vetëm për ata që janë regjistruar më herët. Por nga marsi 2026, shërbimi do të jetë i hapur për të gjithë.

Shërbimi quhet “tekstim në kohë reale” dhe funksionon në shumicën e telefonave smart. Kjo do të thotë që operatori i SOS-it mund të dëgjojë zhurmat përreth dhe në të njëjtën kohë të lexojë mesazhet që shkruan personi që kërkon ndihmë.

SOS Alarm thekson se ky shërbim është vetëm për ata që kanë një aftësi të kufizuar. Të tjerët këshillohen të telefonojnë në mënyrën e zakonshme, për të mos bllokuar shërbimin me radhë të panevojshme.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%