Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka vendosur të bëjë një studim për të kuptuar më mirë se cilat janë vlerat dhe qëndrimet e emigrantëve dhe të qytetarëve vendas. Partia Kristdemokraterna (KD) e mbështet këtë vendim.
Në një artikull të botuar në gazetën Svenska Dagbladet, përfaqësueset e KD-së, Liza-Maria Norlin dhe Elisabet Lann, thonë se kjo nismë nuk ka të bëjë me ndarje apo luftë kulturore, por me ruajtjen e vlerave të rëndësishme për Suedinë.
Sipas tyre, Suedia është ndërtuar mbi demokracinë, barazinë dhe besimin mes qytetarëve. Këto vlera duhen ruajtur. Ato paralajmërojnë se ide të rrezikshme, si ekstremizmi politik e fetar, kultura e nderit dhe mashtrimet ndaj sistemit të ndihmës sociale, mund ta dëmtojnë shoqërinë.
“Kur flasim për vlera të përbashkëta që të gjithë duhet t’i respektojmë në Suedi, nuk e bëjmë sepse ‘kështu ka qenë gjithmonë’, por sepse besojmë se këto vlera janë të drejta dhe të rëndësishme për një shoqëri të mirë”, shkruajnë ato.
Written by: admin
Post comments (0)