Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Punonjësit e shtetit në Suedi nuk trajtohen njësoj kur bëhet fjalë për përfitimet që lidhen me kujdesin për shëndetin. Edhe pse të gjithë kanë të njëjtin marrëveshje pune, disa marrin ndihmë të madhe për aktivitete fizike të tjerë fare pak, ose aspak.
Sipas një raportimi nga agjencia TT, disa institucione shtetërore japin deri në 5 000 korona në vit për aktivitete si palestër, not ose yoga. Disa madje japin edhe tre orë në javë për aktivitete mirëqenieje gjatë orarit të punës. Por në anën tjetër, ka edhe institucione që nuk ofrojnë asnjë orë dhe japin vetëm 1 500 korona në vit ose asgjë fare.
Sindikata Akademikerförbundet SSR ka shqyrtuar 196 institucione. Nga këto, vetëm Forcat e Armatosura dhe Universiteti Teknik i Luleås nuk ofrojnë kompensim për aktivitet fizik.
“Është si një tombolë, ku nuk di çfarë do të të bjerë. Kjo është shumë e padrejtë, pasi të gjithë janë punonjës të shtetit dhe kanë të njëjtin kontratë”, tha Markus Furuberg nga sindikata.
Sindikata kërkon që rregullat të bëhen më të njëjta për të gjithë punonjësit e shtetit, në mënyrë që të gjithë të kenë të drejtën për t’u kujdesur për shëndetin e tyre në të njëjtën mënyrë.
Written by: admin
Post comments (0)