Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Më shumë qytetarë kanë filluar të përdorin zbritjen për punime në shtëpi (rotavdraget) që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të përkohshme në rregullore më 12 maj. Këtë e tregon statistika nga Autoriteti Tatimor i Suedisë (Skatteverket), raporton gazeta Dagens Nyheter (DN).
Sipas të dhënave, në muajin maj dhe qershor numri i përdoruesve është rritur me rreth 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor rritja ishte 26%.
Drejtoresha e përgjithshme e Shoqatës së Ndërmarrjeve të Ndërtimit (Byggföretagen), Catharina Elmsäter-Svärd, thotë se shumë kompani anëtare kanë ndjerë një “presion të madh” për punë dhe kërkon që rregullat e reja të zgjaten edhe pas fundvitit.
Written by: admin
Post comments (0)