Lajme

Peshkimi sportiv në rrezik. Peshqit në liqenet suedeze të ndotur me kimikate të rrezikshme.

todayJuly 20, 2025 19

Background
share close

Në shumë liqene të Suedisë janë gjetur nivele të larta të kimikateve të rrezikshme PFAS, që mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Kjo është një goditje për rreth 1.5 milionë peshkatarë që e ushtrojnë peshkimin si hobi.

Sipas gazetës Dagens Nyheter, në disa zona paralajmërohet që njerëzit të mos e hanë peshkun që kapin, por fatkeqësisht nuk ka gjithmonë informacion të qartë për të gjithë.

Ekspertët këshillojnë që të shmanget peshkimi në liqene pranë aeroporteve, fabrikave ose zonave ushtarake të vjetra, pasi aty ndotja mund të jetë më e madhe. Po ashtu, nuk rekomandohet të hahet peshk i madh ose i vjetër, sepse ai ka pasur më shumë kohë për të grumbulluar helme në trupin e tij.

Autoritetet pritet të ofrojnë më shumë informacion dhe paralajmërime në të ardhmen për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe natyrën.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%