Lajme

Trenat në veri të Suedisë do të lëvizin me kujdes për shkak të rrezikut nga zjarret

todayJuly 24, 2025 10

Background
share close

Këtë javë, trenat në pjesën veriore të Suedisë do të lëvizin më ngadalë dhe me kujdes për të shmangur shkëndijat nga shinat e trenit, raporton SVT Nyheter.

Valët e të nxehtit kanë rritur rrezikun për zjarr në shumë zona, ndaj Trafikverket (Autoriteti i Transportit) ka vendosur të ndërmarrë masa parandaluese.

“Ne duam që trenat të jenë në orar, por rreziku nga zjarret është më i rëndësishëm”, tha Ulrika Geeraedts, drejtoreshë e përkohshme e autoritetit, për televizionin suedez.

Trenat do të shmangin përshpejtimin e fortë në rritje e shpejtësisë  dhe frenimin në zbritje për të ulur rrezikun. Zonat që preken nga ky vendim janë Sundsvall, Östersund, Boden, Ånge dhe Ljusdal.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%