Lajme

Paralajmërime të reja për reshje të rrëmbyeshme në pjesë të mëdha të Suedisë

todayJuly 25, 2025 19

Background
share close

Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka lëshuar disa paralajmërime të reja të verdha për reshje të dendura shiu, që pritet të prekin pjesë të mëdha të vendit, shkruan institucioni në faqen e tij zyrtare.

Paralajmërimet vlejnë për pjesë të mëdha të Norrlandit jugor, skajin jugor të Västerbotten-it, Götaland-in si dhe zonat e brendshme të Svealand-it.

Stuhia pritet të fillojë sot nga ora 13:00 dhe të zgjasë deri në orën 21:00. Në disa zona mund të bjerë shi shumë i dendur, me sasi prej 30 deri në 50 milimetra, gjë që mund të shkaktojë përmbytje.

“Rrugët dhe nënkalimet mund të përmbyten, shmangni udhëtimin nëpër grumbullime uji”, paralajmëron SMHI.

Ndërkohë, në pjesët më veriore të vendit vazhdon të vlejë paralajmërimi portokalli për temperatura shumë të larta.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%