Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Që kur Skatteverket (Administrata Tatimore) mori përsipër pagesat e garancisë shtetërore të pagave, shumë punëtorë kanë filluar të presin më gjatë për të marrë paratë e tyre. Më parë këtë detyrë e kishin zyrat e qarkut (länsstyrelserna).
Hans Andersson, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Përmbaruesve, thotë për radion Lunchekot se ky ndryshimi nuk ka shkuar mirë.
“Kjo nuk ka funksionuar pa probleme. As vetë Skatteverket nuk është i kënaqur me mënyrën si ka ecur”, thotë ai.
Si shembull jepet falimentimi i kompanisë Northvolt, ku disa punonjës janë detyruar të presin me muaj për të marrë rrogat e mbetura.
Skatteverket thotë nga ana e vet se shumica e punëtorëve i marrin paratë brenda 5 deri në 10 ditë, përveç rasteve kur kërkohet një kontroll më i hollësishëm.
Written by: admin