Lajme

Më pak kërkesa për azil në Suedi

todayJuly 25, 2025 202

Background
share close

Numri i personave që kërkojnë azil në Suedi ka rënë ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Vetëm 3 750 njerëz kanë kërkuar azil nga janari deri në qershor, që është 30% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas Agjencisë Suedeze për Migracionin (Migrationsverket), kjo rënie vjen kryesisht për shkak të rregullave të reja që hynë në fuqi në prill. Sipas tyre, kush ka marrë refuzim dhe është larguar nga Suedia, duhet të presë 5 vjet për të kërkuar sërish azil më parë ishte 4 vjet.

Drejtoresha e Migrationsverket, Maria Mindhammar, thotë se reformat politike e kanë bërë Suedinë më pak tërheqëse për emigrantët. Ajo shton se edhe marrëveshja e re e BE-së për emigracionin pritet të ulë më tej numrin e kërkesave për azil.

Migrationsverket tani parashikon që në fund të vitit 2025 do të jenë rreth 6 500 kërkesa për azil, dhe në vitin 2026 rreth 5 500.

Në këto shifra nuk përfshihen refugjatët ukrainas që marrin mbrojtje sipas një direktive të BE-së që zgjat deri në mars 2027. Pritet që këtë vit 9 000 ukrainas dhe vitin tjetër 7 000 të kërkojnë strehim në Suedi përmes kësaj skeme.

Ndërkohë, edhe kërkesat për shtetësi suedeze pritet të bien. Migrationsverket thotë se do të zgjidhen rreth 55 000 raste këtë vit dhe po aq vitin tjetër 10 000 më pak se më parë. Arsyeja është që kontrollet e sigurisë janë bërë më të rrepta dhe zgjasin më shumë.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%