Lajme

Paralajmërim në Suedi: Dhjetë raste të infektimit nga bakteret në ujë

todayJuly 25, 2025 34

Background
share close

Autoriteti i Shëndetit Publik në Suedi (Folkhälsomyndigheten) ka paralajmëruar për rrezikun nga një sëmundje që quhet “ethet e plagëve nga uji”, pasi janë shënuar dhjetë raste në vend.

Sëmundja shkaktohet nga një bakter që quhet vibrio. Ky bakter shumohet në ujë të ngrohtë, mbi 20 gradë Celsius, dhe gjendet kryesisht në ujë të kripur ose gjysmë të kripur, por mund të ndodhet edhe në ujë të ëmbël.

Eksperti Rikard Dryselius thotë se infektimi nuk është i zakonshëm, por ndodh nëse një person hyn në ujë me plagë të hapur.

“Bakteret futen në trup përmes plagëve të hapura gjatë larjes”, shpjegon ai.

Autoritetet këshillojnë njerëzit të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në ditët e nxehta kur uji është më i ngrohtë se zakonisht.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%