Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një sondazh i ri nga kompania Novus tregon se shumica e suedezëve, rreth 70%, janë pro rritjes së taksës për snusin e bardhë. Studimi është bërë me porosi të organizatës A non smoking generation, që punon për të ulur përdorimin e nikotinës tek të rinjtë.
Edhe të rinjtë nga 14 deri në 18 vjeç, të cilët kanë gjithnjë e më shumë akses në produkte me nikotinë, mendojnë se taksa duhet të rritet.
Louise Adermark, eksperte në neurobiologji në Akademinë Sahlgrenska, thotë se rritja e çmimit do të ndihmonte të ulte përdorimin tek të rinjtë:
“Po shohim një rritje të madhe të përdorimit të snusit tek të rinjtë. Ata janë të ndjeshëm ndaj çmimeve, ndaj rritja e taksës mund t’i mbrojë nga këto produkte.”
Written by: admin