Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mbi 55 mijë persona në Suedi kanë ndjekur një kurs të veçantë online që mëson si të kryhen nevojat personale në natyrë. Kursi quhet “Kartoni Kafe” dhe është krijuar nga Shoqata Suedeze e Turizmit.
Fillimisht, ky kurs u prezantua si një shaka e 1 Prillit, pasi në vitin 2022 kishte shpërthyer një epidemi viroze në stacionin malor të Kebnekaises, për shkak të njerëzve që nuk përdornin tualete ose nuk pastronin me pas veten. Por reagimi i madh i publikut bëri që shaka të kthehej në një kurs të vërtetë.
Rezultatet tashmë shihen qartë. Sipas matjeve, ndotja pranë stacioneve malore ka rënë me 70% që nga viti 2020.
“Është shumë e rëndësishme të dish si të kryesh nevojat në mënyrën e duhur, sepse ndryshe përhapen infeksione,” shpjegon udhërrëfyesi malor Jonatan Björk.
Written by: admin