Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rritja ekonomike e Danimarkës po rrezikohet pasi kompania gjigante farmaceutike Novo Nordisk ka humbur vrullin. Të martën, aksionet e saj ranë me 23%, pasi kompania uli parashikimin vjetor, duke fshirë gati 100 miliardë dollarë nga vlera e tregut.
Për familjet daneze, kjo do të thotë humbje prej rreth 56 miliardë koronash suedeze në portofolët privatë të aksioneve, sipas Sydbank, citon Bloomberg.
Ekonomistët paralajmërojnë se kjo mund të ketë pasoja negative për eksportet, normat e interesit dhe PBB-në. Vetëm mes viteve 2023 dhe 2024, Novo ka kontribuar me gjysmën e rritjes së vendeve të punës në sektorin privat jashtë bujqësisë, dhe ka një rol veçanërisht të madh në qytete si Kalundborg.
“Më pak rritje te Novo do të thotë më pak rritje ekonomike për Danimarkën, kaq e thjeshtë është”, tha Las Olsen, kryeekonomist i Danske Bank, për mediat.
Megjithë shqetësimet, analistët parashikojnë që Novo do të vazhdojë të rritet, por tani kompania shihet më e brishtë.
Qeveria daneze përpiqet të zbusë krahasimet me rënien e Nokias në Finlandë, por ngjashmëritë kanë shkaktuar një farë frike, raporton agjencia e lajmeve.
Written by: admin