Lajme

Drejtoria e Migracionit kërkon të ndryshohet ligji për të dhënat e të huajve

todayAugust 3, 2025 720

Background
share close

Drejtoria e Migracionit ka kërkuar nga qeveria suedeze ndryshime në ligjin për të dhënat e të huajve, që t’i lejojë të përpunojë dhe analizojë informacione personale edhe jashtë rasteve konkrete.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme, Maria Mindhammar, kjo do t’i ndihmonte autoritetet të kenë një pasqyrë më të qartë mbi të dhënat që tashmë i zotërojnë dhe të kuptojnë më lehtë lidhjet mes rasteve të ndryshme.

“Kështu do të mund të zbulojmë dhe parandalojmë më shpejt abuzimet” tha Mindhammar.

Aktualisht, ligji lejon që të dhënat personale të përdoren vetëm gjatë shqyrtimit të një çështjeje. Kjo bën që Drejtoria e Migracionit të mos mund të përdorë informacion që ka në dispozicion, edhe kur ai mund të ndihmojë në luftën kundër mashtrimeve dhe abuzimeve.

Me ndryshimet e propozuara, Drejtoria e Migracionit do të mund të përpunojë të dhëna edhe për persona që kanë biznese individuale, përfaqësues kompanish, avokatë apo persona juridikë të lidhur me raste të tjera, për të kuptuar më mirë fenomenet e abuzimeve dhe për të kryer kontrolle më efektive.

Përveç trajtimit të çështjeve të azilit dhe lejeve të qëndrimit, Drejtoria e Migracionit ka detyrë të luftojë mashtrimet me përfitime sociale, të ndihmojë policinë dhe prokurorinë në hetime për krime të rënda, si dhe të bashkëpunojë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve.

Burimi: Migrationsverket

https://www.migrationsverket.se/nyhetsarkiv/nyhetsarkiv/2025-07-02-migrationsverket-ber-om-andringar-i-utlanningsdatalagen.html

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%