Lajme

“Kërkesa më të ashpra për shtetësinë suedeze”. Nëse dëshiron të bëhesh qytetar suedez, duhet të jesh në gjendje të sigurosh jetesën vetë, shkruan ministri i Migracionit Johan Forssell (M).

todayAugust 3, 2025 1022

Background
share close

Qeveria suedeze ka njoftuar se do të vendosë rregulla më të forta për ata që duan të bëhen qytetarë suedezë. Ministri i Migracionit, Johan Forssell, thotë se qëllimi është që shtetësia suedeze të ketë më shumë vlerë dhe të fitohet vetëm pas përpjekjes për t’u integruar në shoqëri.

Sipas qeverisë, sot mund të marrësh shtetësinë suedeze pa ditur suedisht dhe pa njohur mirë vendin. Kjo do të ndryshojë me ligjet e reja.

Pesë rregullat kryesore që planifikon qeveria janë:

  1. Të kesh të ardhura të mjaftueshme. Duhet të sigurosh jetesën vetë, rreth 20 mijë korona në muaj.
  2. Të dish gjuhën dhe shoqërinë suedeze. Do të ketë një test shtetësie me pyetje për historinë, ligjet dhe traditat e vendit.
  3. Të jetë e mundur të hiqet shtetësia nëse është marrë me mashtrim ose nëse personi ka kryer krime të rënda si terrorizëm.
  4. Të kesh sjellje të mirë. Kush kryen krime nuk do ta marrë lehtësisht shtetësinë, edhe nëse krimi është bërë jashtë Suedisë.
  5. Të kesh jetuar më gjatë në vend. Nga 5 vite do të kërkohen të paktën 8 vite qëndrimi para aplikimit për shtetësi.

Forssell thekson se marrja e shtetësisë duhet të jetë fundi i integrimit, kur personi punon, flet gjuhën dhe njeh vlerat suedeze.

Burimi: SVD

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%