Lajme

Këshilla për të mposhtur ankthin e punës pas pushimeve

todayAugust 4, 2025 29

Background
share close

Pas pushimeve verore, shumë njerëz ndihen të lodhur dhe pa motivim kur duhet të kthehen në punë. Ekspertët thonë se kjo është normale dhe kalon me kohë.

Psikologia Susanne Ellbin nga Instituti i Mjekësisë së Stresit shpjegon se trupi dhe mendja kanë nevojë për pak kohë për t’u mësuar përsëri me rutinën.

“Pranojeni që mund të ndiheni të lodhur dhe të pasigur, kjo është normale,”  thotë ajo.

Këshillat e ekspertëve:

  • Filloni punën gradualisht, mundësisht në mes të javës.
  • Ndryshoni orarin e gjumit disa ditë para se të nisni punën.
  • Mos i vendosni vetes shumë detyra në fillim.
  • Vazhdoni të bëni aktivitetet që ju bënin të lumtur gjatë pushimeve.
  • Planifikoni diçka të këndshme për t’u gëzuar pas punës.

Sipas ekspertëve, me pak durim dhe përgatitje, kthimi në punë bëhet më i lehtë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%