Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Edhe pse Autoriteti Suedez i Sigurisë në Punë synon që të mos ketë asnjë viktimë në punë, aksidentet fatale vazhdojnë të ndodhin. Deri tani, gjatë këtij viti kanë humbur jetën 30 persona në vendet e punës, ndërsa vitin e kaluar ishin 50.
Drejtori i përgjithshëm i institucionit, Lars Lööw, thotë se Suedia ka pasur përmirësime ndër vite, por tani ky progres është ndalur.
“Sipas inspektimeve tona, pothuajse të gjitha këto aksidente mund të ishin shmangur nëse kompanitë do të kishin zbatuar një sistem më të mirë për sigurinë në punë,” u shpreh ai.
Autoriteti thekson se një punë më e organizuar për mbrojtjen e punonjësve është çelësi për të parandaluar tragjedi të tilla.
Written by: admin