Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Zyra e Punësimit në Suedi po përballet me kritika për mënyrën si menaxhohet. Sipas studiueses së administratës publike, Louise Bringselius, institucioni trajtohet sikur të ishte një call center, gjë që e dëmton punën e tij.
Ajo shpjegon se puna në këtë fushë kërkon njohuri të thella për çdo individ dhe nuk mund të zhvillohet në mënyrë “industriale”.
Bringselius paralajmëron se edhe disa institucione të tjera shtetërore janë futur në të njëjtën spirale negative:
“Kur qeveria i shtyn të arrijnë rezultate shpejt dhe me më pak para, kjo sjell kontroll të tepërt, stres, kushte të vështira pune dhe, në fund, rezultate më të dobëta”, thotë ajo.
Burimi: SVD
Written by: admin