Lajme

Suedia nis hetimin e parë për korrupsionin me seks. Për herë të parë në Suedi, shteti po heton korrupsionin ku seksi përdoret si formë shpërblimi ose shkëmbimi për favore.

todayAugust 7, 2025 107

Background
share close

Një grup studiuesish nga universitetet e Uppsala dhe Linköping kanë kërkuar prej kohësh që kjo formë e veçantë e korrupsionit të njihet dhe të luftohet. Tani ata e mirëpresin faktin që po bëhet një hetim shtetëror për këtë çështje.

Ata shkruajnë në gazetën Dagens Nyheter se edhe pse shumica e institucioneve të mëdha shtetërore dhe kompanitë më të mëdha në Suedi kanë një punë aktive kundër korrupsionit, asnjë prej tyre nuk merret me korrupsionin ku seksi është përfshirë.

Sipas studiuesve, ky hetim është një hap i rëndësishëm për të pasur një luftë më të plotë kundër korrupsionit. Ata paralajmërojnë gjithashtu që masa e reja që do të merren, duhet të jenë të menduara mirë, që të mos shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.

Kush janë studiuesit që kërkojnë veprim:

  • Elin Bjarnegård: profesore në shkenca politike, Universiteti i Uppsala
  • Dolores Calvo: studiuese në Universitetin e Uppsala
  • Åsa Eldén: studiuese në Universitetin e Uppsala
  • Silje Lundgren: lektore në studime gjinore, Universiteti i Linköping

Ata janë pjesë e një grupi kërkimor që quhet UU-RESC, i cili studion korrupsionin seksual.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%