Lajme

10 000 hotele kërkojnë dëmshpërblim nga Booking.com

todayAugust 9, 2025 28

Background
share close

10 000 hotele në Europë janë bashkuar në një padi kolektive kundër gjigantit të rezervimeve Booking.com. Ata kërkojnë kompensim për 20 vite komisione dhe të ardhura të humbura, në atë që mund të bëhet një nga proceset më të mëdha të dëmshpërblimit në historinë e industrisë, shkruan SvD.

Booking.com akuzohet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme klauzola të ashtuquajtura “çmimi më i mirë”. Që nga themelimi në vitin 2004, kompania ka penguar hotelet të ofrojnë çmime më të ulëta ose më shumë dhoma në faqet e tyre zyrtare apo në platforma të tjera të rezervimeve. Vjeshtën e kaluar, Gjykata e BE-së vendosi se kjo bie ndesh me rregullat e konkurrencës në BE.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%