Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vitin e kaluar, autoriteti suedez i përmbarimit, Kronofogden, mblodhi 115 milionë krona përmes një metode të re të quajtur “sekuestrim në distancë”.
Kjo do të thotë se, nëse një person ndalohet nga policia gjatë kontrolleve të trafikut ose arrestohet si i dyshuar për krim, dhe rezulton se ka borxhe, pasuritë e tij mund të konfiskohen menjëherë në vend.
Sipas inspektorit Zebastian Nybjörk, shpesh ndalen persona me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura të tatueshme, por që mbajnë me vete sende të vlefshme.
Mes pasurive të sekuestruara ka pasur para të gatshme, rroba firmato, ora të shtrenjta, bizhuteri prej ari e argjendi, si edhe veturat me të cilat udhëtonin.
Written by: admin