Lajme

Riksbanken pritet të ulë normën e interesit në shtator

todayAugust 12, 2025 21

Background
share close

Banka Qendrore e Suedisë nuk pritet të ulë normën e interesit këtë verë, por do të presë deri në shtator. Kështu thonë strategët e bankës SEB, Amanda Sundström dhe Olle Holmgren.

Sipas tyre, inflacioni i lartë i muajve të verës shihet si një situatë e përkohshme dhe nuk është arsye për të vepruar menjëherë. Ata kujtojnë se asnjë nga drejtuesit e Riksbankës nuk ka dhënë një datë të saktë për uljen e radhës të normës së interesit, ndërsa vendimet do të varen nga të dhënat ekonomike që do të publikohen.

Riksbanken do të shpallë vendimin e saj të ardhshëm për normën e interesit të mërkurën e javës tjetër, në orën 09:30.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%