Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Inflacioni në Suedi u rrit në 3,0% gjatë korrikut, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave (SCB). Rritja lidhet kryesisht me çmime më të larta për paketat turistike, qiranë e makinave dhe ushqimet produkte e shërbime që zakonisht shtrenjtohen gjatë sezonit të pushimeve.
Statistikani Mikael Nordin nga SCB shpjegoi se këto rritje çmimesh kanë ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e inflacionit krahasuar me qershorin.
Pas publikimit të shifrave, krona suedeze ra lehtë ndaj dollarit amerikan, por më pas e rikuperoi humbjen dhe madje u forcua pak.
Ndërkohë, inflacioni bazë që përjashton kostot e energjisë, është rritur nga 3,1% në 3,2%, sipas rishikimit të fundit të SCB.
Written by: admin