Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në fillim të vitit shkollor, një studim i NTF-së tregon një problem shqetësues në rrugët pranë shkollave në Suedi. Nga rreth 60 mijë matje të bëra këtë pranverë në nëntë komuna, rezultoi se 48% e shoferëve nuk respektonin kufirin e shpejtësisë prej 30 km/h gjatë orarit të mësimit.
Edhe pse është një përmirësim i lehtë krahasuar me vitin 2023, kur shkelësit ishin 51%, shifra mbetet e lartë dhe përbën rrezik serioz për fëmijët.
Sipas NTF-së, një pjesë e trafikut të rrezikshëm shkaktohet nga vetë prindërit që çojnë fëmijët me makinë në shkollë, duke krijuar më shumë ngarkesë dhe pasiguri për ata që ecin ose përdorin biçikletën.
Ligji parashikon që, nëse tejkalon me mbi 21 km/h kufirin 30 km/h, rrezikon të humbasësh patentën. Për shkelësit e përsëritur, mjafton edhe tejkalimi me pak kilometra për të marrë këtë dënim.
NTF kërkon më shumë kontrolle, gjoba dhe një debat publik që e trajton shkeljen e shpejtësisë si një shkelje serioze ligjore.
Written by: admin