Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedi po mungon mishi i viçit vendas dhe kjo situatë mund të vazhdojë edhe për disa vite. Sipas studiueses Anna Hessle, njerëzit duan të blejnë mish suedez, por raftet në dyqane shpesh janë bosh. Nga ana tjetër, thertoret po konkurrojnë për kafshët që ka në treg dhe ofrojnë çmime gjithnjë e më të larta.
Shkaku kryesor është se prodhimi i qumështit ka rënë, gjë që bën të lindin më pak viça. Përveç kësaj, shumë ferma mbyllen sepse nuk ka kush t’i marrë përsipër kur fermerët e vjetër dalin në pension.
Sipas organizatës “Mishi Suedez”, vetëm gjysma e kërkesës së vendit plotësohet nga prodhimi vendas. Pjesa tjetër importohet kryesisht nga Evropa por edhe atje ka mungesë.
Written by: admin