Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Temperaturat e ngrohta po marrin fund. Që nga dita e hënë, një front i ftohtë pritet të përfshijë vendin, duke ulur ndjeshëm gradët e termometrit.
Sipas meteorologut Johan Groth nga instituti i motit Stormgeo, java që vjen do të jetë “e ftohtë dhe me lagështirë”. Në pjesën më të madhe të vendit temperaturat do të zbresin rreth 15 gradë, ndërsa në veri pritet të shkojnë mes 5 dhe 10 gradë. Në zonat malore të Laplandës mund të ketë edhe reshje bore.
Megjithatë, jo të gjitha rajonet do ta ndjejnë njësoj këtë ndryshim. Në lindje të Götaland dhe Svealand, një anticiklon do të sjellë pak më shumë ngrohtësi dhe diell gjatë ditës së diel.
Edhe pse disa shpresojnë për një verë të vonë, ekspertët theksojnë se temperaturat mbi 30 gradë nuk janë më të mundshme.
“Vera nuk ka mbaruar krejtësisht, por për një “brittsommar” të vërtetë duhen kushte të veçanta atmosferike”, shpjegon meteorologu Groth.
Burimi: Expressen
Written by: admin