Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjendja e vështirë me prodhimin e ujit në Stokholm pritet të zgjasë edhe për një javë, pas paralajmërimit që dha javën e kaluar kompania Stockholm Vatten och Avfall.
Sipas përfaqësueses së kompanisë, Johanna Ansker, duket se banorët kanë treguar kujdes dhe e kanë marrë seriozisht situatën.
“Ne shohim që stokholmasit po tregohen të kujdesshëm. Tani shpresojmë që të vazhdojnë të kursejnë edhe pak më gjatë,” tha ajo.
Banorëve dhe vendeve të punës u kërkohet të përdorin me kursim ujin e rubinetit të paktën edhe gjatë kësaj jave.
“Mendoni mirë si përdorni ujin. Mbylleni rubinetin kur lani dhëmbët dhe ndizni makinën e enëve vetëm kur është plot. Çdokush mund të ndihmojë në një mënyrë,” theksoi Ansker.
Mesazhi është i qartë: kursimi i ujit nga secili banor është i domosdoshëm që situata të përmirësohet sa më shpejt.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin