Lajme

SCB: Ekonomia suedeze ende në vështirësi

todayAugust 18, 2025 16

Background
share close

Ekonomia e Suedisë vazhdon të qëndrojë në recesion. Sipas të dhënave më të fundit nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), në qershor 11 nga 13 treguesit kryesorë të ekonomisë ishin nën trendin afatgjatë.

Shifrat tregojnë se nuk ka pasur asnjë shenjë rimëkëmbjeje gjatë muajit qershor. Indikatori i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) mbeti në fazën e recesionit, ashtu si edhe konsumi i familjeve dhe tregtia me pakicë e mallrave të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, vetëm eksporti i mallrave dhe regjistrimi i makinave të reja personale rezultuan mbi trendin afatgjatë.

“Një konsum i dobët vazhdon të mbajë të frenuar ekonominë suedeze,” tha Johannes Holmberg, ekonomist pranë SCB-së.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%