Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 tetori 2025, në Suedi hyjnë në fuqi çmimet e reja të energjisë elektrike, të quajtura çmime tremujore (kvartspriser). Ky ndryshim është pjesë e ligjit të ri të BE-së dhe ka për qëllim të krijojë një sistem më efikas dhe fleksibël energjie.
Kush ka kontratë me çmim për orë, automatikisht do të kalojë në çmim për çdo 15 minuta. Në vend që të paguash një çmim për orë, tani do të paguash një çmim të ri çdo çerek ore, sipas momentit të saktë kur përdor energjinë.
Fortum, kompania e energjisë, thotë se ky hap është pozitiv për konsumatorët, sa më shumë të dish për përdorimin e energjisë, aq më shumë mund të ndikosh në faturën tënde. Ata theksojnë se disa njerëz mund të ndihen të hutuar me ndryshimet në treg, prandaj ka ende mundësi të zgjedhin kontrata ku nuk duhet të mendojnë për kohën e përdorimit të energjisë.
Vattenfall shton se modeli i ri u jep konsumatorëve më shumë mundësi të kontrollojnë kostot e tyre. Me kvartspris, paguan vetëm për energjinë që përdor çdo çerek ore. Kjo do të thotë se mund të kursesh nëse përdor energjinë në kohët kur çmimi është më i ulët.
Përparësitë e çmimit tremujor:
Kjo është një mundësi e re për familjet dhe bizneset që duan të kursejnë dhe të kenë më shumë kontroll mbi faturën e tyre të energjisë elektrike.
Written by: admin