Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Skatteverket ka dërguar një kujtesë për mbi gjysmë milioni njerëz. Janë gjithsej 640 000 persona që morën vendimin përfundimtar të tatimit në qershor, por ende nuk kanë paguar tatimin e mbetur (kvarskatt).
Afati i fundit dhe shuma
Shumica duhet ta kenë bërë pagesën më së voni më 12 shtator. Në total, bëhet fjalë për 14 miliardë korona që duhet të derdhen në llogaritë e Skatteverket.
“Kush ka paguar më pak tatim duhet të paguajë interes mbi shumën e mbetur”, njofton Skatteverket.
Pagesa mund të bëhet me Swish ose përmes bankgiro-s. Autoriteti nuk dërgon automatikisht fletëpagesa, pasi shumica paguajnë digjitalisht, por ato mund të porositen nëse duhen.
240 000 pensionistë të prekur
Nga ata që kanë tatim të mbetur, rreth 240 000 janë mbi 63 vjeç. Vetëm ata duhet të paguajnë gjithsej mbi 4,8 miliardë korona.
“Është e zakonshme që pensionistët të kenë tatim të mbetur, sepse shpesh marrin pagesa nga disa burime të ndryshme. Prandaj është e rëndësishme të planifikohet pensioni dhe se sa tatim do të mbahet”, thotë Johan Schauman, ekspert i deklaratave në Skatteverket.
Shumë marrin edhe kthim tatimi
Ndërkohë, 2,4 milionë persona kanë marrë kthim tatimi me një shumë totale prej 37 miliardë koronash.
Megjithatë, kthimet nën 100 korona nuk paguhen, por mbeten në llogarinë tatimore deri vitin tjetër.
Për ata që kanë borxhe te Kronofogden, paratë e kthimit shkojnë automatikisht atje.
Rekord në deklarime digjitale
Më 2 maj, 7 091 820 persona kishin deklaruar online, rreth 65 000 më shumë se një vit më parë në të njëjtën ditë.
“Është lajm i mirë që gjithnjë e më shumë njerëz deklarojnë digjitalisht. Është më e sigurt, më e shpejtë dhe shumë e pëlqejnë që marrin një konfirmim se deklarata është dorëzuar”, thotë Åsa Ekström, eksperte e deklaratave në Skatteverket.
Written by: admin