Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rektori i Universitetit të Stokholmit, Hans Adolfsson, ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë që Universiteti i Stokholmit dhe Universiteti i Göteborgut të ngarkohen me përgatitjen e testit të ri të shtetësisë suedeze. Lajmi raportohet nga gazeta Dagens Nyheter (DN).
“Kjo është një detyrë thjesht politike, dhe me gjëra të tilla universitetet nuk duhet të merren,” tha Adolfsson.
Sipas tij, problemi nuk është vetëm natyra politike e detyrës, por edhe afati i vendosur nga qeveria, të cilin ai e konsideron tepër të shkurtër. Adolfsson paralajmëron se me kohën e dhënë nuk është e mundur të përgatitet një test cilësor.
Edhe Vendela Blomström, zhvilluese testesh në Universitetin e Stokholmit, ka shprehur më herët shqetësime të ngjashme. Në një intervistë për revistën Universitetsläraren, ajo theksoi se hartimi i një testi të tillë kërkon të paktën tre vjet punë, ndërsa qeveria ka vendosur si afat përfundimtar gushtin e vitit 2026.
Nga ana tjetër, ministri i Migracionit, Johan Forssell (Moderatat), mbron vendimin e qeverisë. Sipas tij, universitetet janë institucionet më të përshtatshme për të zhvilluar testin dhe si agjenci shtetërore, ato janë të detyruara të pranojnë këtë lloj detyre.
Written by: admin