Lajme

Migrationsverket: Mungesë shoferësh taksie në Stokholm, 152 profesione mund të përjashtohen nga kërkesa për pagë minimale.

todayAugust 21, 2025 93

Background
share close

Migrationsverket ka paralajmëruar se në tregun suedez të punës ka mungesë të madhe punëtorësh në disa fusha, mes tyre edhe shoferët e taksive në Stokholm. Për këtë arsye, autoriteti ka propozuar një listë me 152 profesione që mund të përjashtohen nga rregulli i ri për pagë minimale tek punësimi i të huajve. Në listë përfshihen edhe pastrueset, së bashku me një sërë profesionistësh të tjerë.

Reforma e re e qeverisë kërkon që të huajt që marrin leje pune të kenë një pagë që arrin medianën e pagave në Suedi, rreth 37 000 korona në muaj. Por sipas Migrationsverket dhe Arbetsförmedlingen, ka disa fusha ku është e pamundur të plotësohen nevojat vetëm me punëtorë vendas, prandaj është e nevojshme të bëhen përjashtime.

Në listën e paraqitur përveç shoferëve të taksive dhe pastrueseve, gjenden edhe infermierë, mësues,  personalasistent, kuzhinierë dhe punëtorë sezonalë për mbledhjen e frutave. Këto profesione shpesh varen nga fuqia punëtore që vjen nga jashtë vendit.

Lista ka shkaktuar edhe reagime. Göran Arrius, kryetar i organizatës SACO, tha se përjashtimet tregojnë “sa i papërshtatshëm është ligji”. Ndërsa ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), e ka mbrojtur propozimin, duke theksuar se rritja e kërkesës për pagë është e domosdoshme, por përjashtimet janë të nevojshme për të mbuluar nevojat reale të tregut suedez të punës.

Migrationsverket i ka dorëzuar qeverisë listën me propozimet, dhe tani pritet një vlerësim politik dhe një projekt-ligj përpara se ndryshimet të hyjnë në fuqi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%