Lajme

Autoritetet paralajmërojnë për rrezik mashtrimesh me ndihmën për rikthim

todayAugust 22, 2025 52

Background
share close

Disa institucione në Suedi kanë kritikuar ashpër propozimin e partive të marrëveshjes Tidö për të rritur ndihmën financiare për ata që kthehen në vendin e tyre. Kritikat i ka raportuar Ekot.

Agjencia e Pagesave ka paralajmëruar se rritja e madhe e shumës do të sjellë “një rrezik shumë më të madh për mashtrime dhe abuzime”.

“Sa më të mëdha të jenë shumat, aq më tërheqëse bëhet për ata që duan t’i marrin ato në mënyrë të paligjshme”, tha për agjencinë TT drejtori i përgjithshëm Per Eleblad.

Sipas propozimit, nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndihma për rikthim për një të rritur do të rritet nga 10 mijë korona në 350 mijë korona. Për një familje, shuma maksimale që mund të jepet do të arrijë në 600 mijë korona.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%