Lajme

Borxhet e suedezëve arrijnë nivele rekord, gjithnjë e më shumë po kërkojnë falimentim personal.

todayAugust 23, 2025 33

Background
share close

Borxhet e suedezëve ndaj Zyres së Përmbarimit janë në nivele rekord, dhe gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë të shpallin falimentim personal. Problemet ekonomike po rriten veçanërisht tek personat mbi 65 vjeç, raporton Ekonomiekot Extra.

Davor Vuleta, zëdhënës për ekonominë personale pranë Zyres së Përmbarimit, thotë se borxhet e personave mbi 65 vjeç që aplikojnë shpesh janë të vjetra dhe kanë zgjatur për shumë vite. Ai konsideron pozitive faktin që numri i aplikimeve është rritur.

“Gjysma e personave mbi 65 vjeç që figurojnë në regjistrin e Përmbarimit kanë qenë aty për 20 vjet ose më shumë,” tha ai në program.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, afro 18 mijë persona aplikuan për falimentimin personal. Kjo shënon një rritje prej gati 30% krahasuar me tre vite më parë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%