Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Konkurrenca për punë është ashpërsuar jo vetëm në Suedi, por edhe në SHBA, ku tregu i punës po përjeton ngadalësim dhe mungesë të kërkesës për fuqi punëtore. Ekspertët paralajmërojnë se metodat tradicionale të kërkimit të punës nuk japin më rezultatet e dikurshme dhe si punëkërkuesit, ashtu edhe punëdhënësit, po lëvizin në një terren të panjohur.
Sipas një analize të CNBC, karrierecoach-i Morgan Williams, drejtuese e kompanisë PeakHR, e quan situatën “të paprecedentë dhe të vështirë për t’u menaxhuar”.
Rrjeti profesional, arma e re
Williams thekson se tashmë nuk mjafton vetëm të aplikosh online apo të presësh shpallje pune. Çelësi, sipas saj, është ndërtimi i marrëdhënieve profesionale shumë përpara se të lindë nevoja urgjente.
Ajo sugjeron që kandidatët të shfrytëzojnë rrjetet e alumnëve (ish-studentët e universiteteve) dhe organizatat vullnetare, të cilat mund të hapin dyer të rëndësishme në të ardhmen.
Mbijetesa mbi ëndrrat
Në një treg të vështirë pune, luksi për të pritur “punën e ëndrrave” është gjithnjë e më i pakapshëm. Williams këshillon që të jemi të hapur edhe për kontrata të përkohshme apo angazhime konsulence, si një hap për të mbajtur eksperiencën aktive dhe për të siguruar të ardhura.
“Nuk mund të mbështetesh më te strategjitë e së shkuarës, tregu është krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që kemi parë më parë,” thotë ajo për CNBC.
Kujdes për shëndetin mendor
Kërkimi i punës, sipas Williams, nuk është vetëm sfidë profesionale, por edhe emocionale. Prandaj, këshilla e saj është të ruhet lidhja me shoqërinë, të merren aktivitete që japin kuptim si puna vullnetare ashtu dhe të kultivohen marrëdhëniet personale, si një mënyrë për të përballuar presionin.
Written by: admin