Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Faqja e shëndetësisë 1177.se ka nisur të paralajmërojë të gjithë përdoruesit që përpiqen të logohen. Arsyeja është vala e re e mashtrimeve në Suedi, e cila po prek gjithnjë e më shumë qytetarë.
Kur një përdorues tenton të hyjë në sistem, shfaqet një paralajmërim i qartë:
“Paralajmërim për mashtruesit!”
Më shumë mashtrime gjatë verës
Sipas 1177, gjatë verës janë rritur ndjeshëm përpjekjet e mashtruesve për të bindur njerëzit që të logohen me BankID ose forma të tjera identifikimi.
“Kur logoheni, kjo duhet të ndodhë gjithmonë me nismën tuaj. Nëse dikush ju telefonon dhe ju kërkon të logoheni, mund të jetë përpjekje mashtrimi ndaloni menjëherë hyrjen,” shkruhet në mesazh.
Faqja kujton gjithashtu se hyrja duhet bërë vetëm nga adresa zyrtare 1177.se ose nga faqet e ofruesve shëndetësorë të besueshëm.
Mashtrimet telefonike gjithnjë e më të sofistikuara
Mashtrimet përmes telefonit janë bërë më të shpeshta dhe mënyrat më të avancuara.
Kohët e fundit janë raportuar raste, sidomos në Halland, ku telefonuesi është prezantuar si punonjës i një qendre shëndetësore dhe ka kërkuar identifikim me BankID për të ndryshuar një takim mjekësor.
Qëllimi i këtyre mashtrimeve është të vjedhin para, të marrin kontroll mbi llogaritë ose të përvetësojnë të dhëna personale.
Këshillat e 1177 për qytetarët
Për të mos rënë pre e mashtrimeve, 1177 u kujton përdoruesve disa rregulla të thjeshta:
Written by: admin