Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia është shumë e ndjeshme ndaj një situate ku interneti ndalon së funksionuari. Këtë paralajmëron Johan Magnusson, profesor i sistemeve të informacionit në Universitetin e Goteborgut.
“Do të na ndikojë në mënyrë të thellë,” thotë Magnusson për GP. Ai thekson se sot nuk ka alternativa për shumë funksione të rëndësishme shoqërore, si zgjidhjet digjitale Swish dhe Bank-ID.
Në rast të një krize, këto funksione mund të ndalen menjëherë. Stefan Johansson, shef i shitjes dhe marketingut në kompaninë Loomis, e specializuar në menaxhimin e mjeteve të pagesës, paralajmëron se Swish dhe Bank-ID mund të bllokohen brenda një sekonde.
“Një ndërprerje mund të ndodhë në çast. Ndoshta jam në farmaci për të marrë insulinë për fëmijën tim, ose në dyqan për të blerë ushqim për familjen,” shpjegon Johansson.
Rreziku i mbetjes pa para
Johansson thotë se Suedia është “digjitalisht e varur” për mënyrat e pagesës. Suedezët përdorin shumë pak para në dorë dhe bëjnë më shumë pagesa digjitale se shumica e popujve të tjerë. Shumica e bankave nuk punojnë me para fizike, që do të thotë se klientët mund të mbeten pa para në rast se bankomatet janë bosh gjatë një krize.
Këshilla: nxirrni para në dorë
Karin Stålhandske, drejtoreshë ekzekutive e Loomis, këshillon qytetarët të nxjerrin para në dorë si masë parandaluese.
“Duke pasur parasysh situatën globale dhe ndjeshmërinë e pagesave digjitale, është e mençur të keni para reale në shtëpi dhe të filloni t’i përdorni,” tha ajo.
Banka Qendrore Suedeze, Riksbanken, ka dhënë të njëjtin këshillë më parë, duke thënë se njerëzit duhet të përdorin më shumë para të gatshme sesa aktualisht.
Qeveria po shqyrton masa të reja
Qeveria ka nisur një hetim për rolin e parasë fizike dhe disponueshmërinë e saj në të ardhmen. Në këtë hetim propozohet një “detyrim për pagesë me para të gatshme” për mallrat jetike. Kjo do të përfshijë ushqimet, medikamentet dhe tarifat publike.
Shembuj të tarifave publike që mund të paguhen me para fizike përfshijnë shërbimin shëndetësor, inspektimin e automjeteve, pasaportat dhe lejet e drejtimit.
Written by: admin