Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të gjitha partitë e Riksdag-ut janë të dakorduara që të krijohet një “gaz” në sistemin e pensioneve, që do t’u japë pensionistëve më shumë para në kohë të mira, raporton TT.
Ky sistem i ri do të fillojë nga 1 janari 2027.
Pensionistët e sotëm dhe të nesërm mund të presin pensione më të larta, të paktën kur sistemi shtetëror i pensioneve ka suficit të mjaftueshëm. Grupi i pensioneve, ku janë të përfshirë të gjitha partitë, e ka konfirmuar këtë vendim.
Sipas Expressen, rritja mund të jetë rreth 100 krona në muaj.
Si funksionon “gazi”? Nëse suficiti i sistemit të pensioneve është i madh 15% sipas propozimit ai do të shpërndahet tek pensionistët. Në sistem ekziston edhe një “frenë” që vepron në mënyrë të kundërt: kur ka deficit, pensioni i përgjithshëm ulet.
Written by: admin