Lajme

Rregulli i fshehtë i shpejtësisë. Gjobë 500 krona për shoferët e ngadaltë.

todayAugust 26, 2025 54

Background
share close

Shumë pak njerëz e dinë këtë rregull: është e ndaluar të ngasësh shumë më ngadalë se kufiri i shpejtësisë. Mjafton pak ngadalësi për të marrë gjobë.

Polici i trafikut, Joakim Abrahamsson, thotë:

“Duhet të përpiqesh të ngasësh sipas shpejtësisë së shënuar me tabelë”.

Makina që udhëton shumë ngadalë krijon çrregullim në trafikun normal. Shoferët e tjerë nervozohen dhe disa bëjnë parakalime të papritura. Por shumë pak njerëz e dinë se çfarë lejohet kur ngas shumë ngadalë.

Sot, disa mjete si makinat me vinç të lëvizshëm mund të udhëtojnë në autostrada, me shpejtësi minimale 50 km/orë. Disa mjete mund të ngasin edhe më ngadalë, si A-traktorët që lejohen deri në 30 km/orë. Por nëse udhetonë një makinë kaq ngadalë pa arsye, rrezikon gjobë.

“Në rrugët me shpejtësi 70 km/orë, A-traktoret lejohen, pra shpejtësia minimale atje është 30 km/orë, thotë Abrahamsson.

Por kjo nuk do të thotë se mund të ngasësh ngadalë në çdo rrugë. Duhet një arsye e dukshme për të udhëtuar kaq ngadalë. Nuk mjafton të thuash se të frikëson.

Rregullat ekzistojnë për një arsye: trafiku të rrjedhë sa më shpejt dhe sa më sigurt.

“Për shembull, të udhetoshë me 60 km/orë në një rrugë me kufi 80 nuk lejohet pa një arsye të dukshme. Por është e vështirë të provohet”, thotë Abrahamsson.

Sipas Rregullores së Trafikut, nuk lejohet të ngasësh shumë ngadalë, të frenosh papritur apo të pengosh trafikun tjetër. Nëse rruga është e keqe, është çështje tjetër. Por herë pas here jepen gjoba?. Abrahamsson thotë:

“Unë nuk kam gjobitur dikë për shpejtsi shumë të ngadaltë pa arsye, sepse duhet të provohet që shoferi pengonte të tjerët”.

Nëse policia vendos ta gjobisë, ngasja shumë ngadalë mund të kushtojë 500 krona.

“Nëse është e rrezikshme, shoferët duhet të hiqen nga rruga. Por zakonisht nuk ka problem. Në autostrada trafiku rrjedh vetë, edhe në rrugët me shpejtësi më të ulët nuk ka problem”, thotë Abrahamsson.

Një shembull tipik janë rrugët me kufi 80 rreth qyteteve. Shumë shoferë gabojnë dhe udhëtojnë me 60 km/orë në vend të 80, gjë që nervozon të tjerët.

“Nuk duhet ta bësh këtë. Nëse rruga është 80, mund të mbash ndoshta 75, por gjithmonë përpiqu të ngasësh sipas shpejtësisë së shënuar”, përfundon Abrahamsson.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%