Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria njoftoi të enjten, gjatë një konference për shtyp në Harpsund, se për vitin 2026 ka hapësirë për reforma të mëdha ekonomike. Dy nga bankat më të mëdha në Suedi, SEB dhe Swedbank, parashikojnë se buxheti i vjeshtës do të përfshijë shpenzime shtesë deri në 80 miliardë korona, të cilat nuk do të jenë plotësisht të mbuluara nga të ardhurat e shtetit.
Sipas SEB, ky buxhet duket si një buxhet zgjedhor, meqë fokusi kryesor do të jetë tek familjet. Banka thekson se qeveria pritet të propozojë ulje taksash, zgjatje të zbritjes ROT (lehtësim për riparime dhe punime në banesa), si dhe mundësinë e rritjes së ndihmës për fëmijë.
“Ndryshe nga buxhetet e viteve të fundit, këtë herë pritet që të ketë më shumë vëmendje edhe për rritjen e ndihmave sociale,” thekson SEB.
Edhe Swedbank arrin në përfundime të ngjashme për përmbajtjen e buxhetit, por shton se ndikimi i tij në ekonomi do të jetë i kufizuar, pasi Suedia ende ndodhet në një periudhë recesioni dhe rritja ekonomike është e dobët.
Written by: admin