Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kompania ajrore me çmime të ulëta Ryanair ka njoftuar ndryshime në rregullat për bagazhet e dorës.
Deri tani pasagjerët kanë pasur të drejtë të marrin me vete një çantë me madhësi 40 x 20 x 25 centimetra dhe me peshë maksimale 10 kilogramë. Por nga muaji shtator, përmasat do të ndryshohen në 40 x 30 x 20 centimetra.
Përveç ndryshimit të madhësisë, kompania do të forcojë edhe më shumë kontrollet ndaj pasagjerëve që nuk respektojnë rregullat. Punonjësit e Ryanair-it do të marrin më shumë shpërblime për të zbuluar çanta më të mëdha se lejohet. Bonusi rritet nga 1,5 euro në 2,5 euro për çdo çantë.
Lajmin e ka bërë publik drejtori ekzekutiv i kompanisë, Michael O’Leary, i cili tha për BBC se bonusi shërben për të penguar atë pakicë që nuk i respekton rregullat.
“Nëse nuk i ndiqni rregullat dhe merrni çanta më të mëdha, do t’ju kapim. Jam i gatshëm t’i shpërblej punonjësit që zbulojnë bagazhe të tilla”, deklaroi ai.
Gjobë deri në 1 000 korona
Pasagjerët që thyejnë rregullat e bagazhit rrezikojnë gjoba deri në 1 000 korona.
Sipas O’Leary-t, çdo vit rreth 200 000 pasagjerë paguajnë ekstra për të marrë bagazh dore më të madh. Ai tha se nuk ndien keqardhje për ata që gjobiten, edhe pse shumë udhëtarë i konsiderojnë rregullat tepër të ashpra.
“Ne jemi kompania me çmimet më të ulëta në Evropë. Janë rregullat tona. Ju lutem respektojini, ashtu siç bëjnë 99,9% e 200 milionë pasagjerëve tanë, dhe nuk do të keni asnjë problem”, tha ai.
O’Leary shtoi gjithashtu se respektimi i rregullave të bagazheve do të bëjë që hipja në avion të shkojë më shpejt, duke sjellë më pak vonesa në nisje.
FAKTE: Ryanair
Written by: admin