Lajme

Pasaportat me vulë ose ngjitëse bëhen të pavlefshme nga 1 tetori

todayAugust 29, 2025 152

Background
share close

Të gjithë që kanë pasaporta të zgjatura përkohësisht gjatë pandemisë duhet t’i kontrollojnë ato. Nga data 1 tetor, këto pasaporta nuk do të jenë më të vlefshme në Suedi. Vendimi do të thotë që Suedia kthehet tek rregullat që zbatoheshin para Covid-it, raporton Aftonbladet.

Pse bëhet ky ndryshim?

Gjatë pandemisë, mungesa e materialeve ndaloi shumë shtete, përfshirë Suedinë, të lëshonin pasaporta të reja. Si zgjidhje, afati i vlefshmërisë u shty duke vendosur një vulë ose një ngjitëse në pasaportat e vjetra.

Tani, Migrationsverket (Drejtoria e emigracionit) njofton se këto pasaporta nuk do të pranohen më  as për të hyrë në Suedi dhe as për të aplikuar për leje qëndrimi.

“Ne po kthehemi tek qëllimi fillestar i ligjit suedez, që është të kemi kontroll se kush ndodhet dhe kush hyn në Suedi,” shpjegon Carl Bexelius, shef juridik në Migrationsverket.

Kush ndikohet nga vendimi?

Vendimi prek jo vetëm ata që duan të udhëtojnë drejt Suedisë, por edhe personat që ndodhen tashmë në vend.

  • Kush aplikon për leje qëndrimi për studime ose bashkim familjar, rrezikon të marrë refuzim nëse pasaporta ka vetëm vulë ose ngjitëse.
  • Migrationsverket ka thënë se do të kontaktojë ata që kanë aplikuar dhe kanë pasaporta të tilla, në mënyrë që të plotësojnë aplikimin me një pasaportë të re.

Ku mund të rinovohet pasaporta?

Pasaportat duhet të rinovohen vetëm në vendin e origjinës ose në ambasadën e vendit përkatës.

Sipas Migrationsverket, jo të gjithë duhet të kenë pasaportë. Për shembull, personat me leje të përhershme qëndrimi ose ata që kanë status refugjati nuk preken nga ky rregull.

Por kushdo që kërkon leje të përkohshme qëndrimi për arsye të tjera (si punë, studime apo bashkim familjar) duhet të ketë pasaportë të vlefshme. Pa të, nuk mund të marrë leje qëndrimi dhe mund të dëbohet nga Suedia.

Arsyeja kryesore: Siguria

Pasaportat me vulë ose ngjitëse shpallen të pavlefshme sepse ato janë shumë më të lehta për t’u falsifikuar.

“Siguria e tyre nuk krahasohet me një pasaportë origjinale,” thekson Carl Bexelius.

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%