Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i personave që ndodhen në burgjet e Suedisë është rritur ndjeshëm dhe gjatë dhjetë viteve të fundit pothuajse është dyfishuar, sipas statistikave të reja nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Krimit (Brå).
Që nga viti 2015, numri i personave të dënuar me burg ka shënuar një rritje prej 91%. Vetëm në vitin e kaluar, 11 812 persona nisën të vuajnë një dënim me burg në Suedi. Ky është numri më i madh që është regjistruar që nga viti 1996.
Sipas Brå, numri i të sapo dënuarve ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit. Fillimisht ka pasur një rënie deri në vitin 2017, por më pas shifrat kanë filluar të rriten sërish.
“Rritja e numrit të të burgosurve që nga viti 2017 shpjegohet kryesisht me ashpërsimin e dënimeve për krime të rënda që janë vendosur vitet e fundit,” tha Charlotta Lindström, statistikane në Brå.
Rritja e madhe e numrit të të dënuarve ka sjellë edhe mbipopullim në burgje. Vetëm në vitin 2024, zënia e vendeve në burgjet suedeze ishte 131%, ndërkohë që në vitin 2018 kjo shifër ishte vetëm 92% viti kur Brå nisi matjen e nivelit të mbipopullimit.
Written by: admin